Category: Intervista të V.I.P-ve Created on Monday, 30 July 2012 17:02 Hits: 293
Klinton Zeqiraj është modeli më i ekspozuar kohëve të fundit: në televizion, reklama, sfilita... Ai është kudo për të dhuruar sharm dhe elegancë. Njihuni me djlain që po e kryeson listën e bukuroshëve shqiptar.
Intervistoi: Dafina Xhemaj
Klinton me çka jeni duke u marr aktualisht?
Sapo kam përfunduar shkollën e mesme, dhe një projekt televiziv i cili ka te bëj me fashion shoë, spektakli “Hapa” ne pasarelë, me model dhe fotomodel për fëmijë. Tani duhen ca pushime.
Ju tashmë jeni shumë i njohur për publikun çfarë ndjesie është kjo për ty?
Në radhë te parë ndihem mirë që më është vlerësuar puna e bërë gjatë gjithë kësaj kohe karriere qe kam arritur deri këtu fal dëshirës dhe vullnetit për artin, sigurisht që ndihem mirë kur marr urime pafund nga njerëzit!
Kush ka qenë shtytja që ju të merreni me modelizëm?
Vet vetja ime ka qen shtytja që të merrem me modeling, gjithmonë me ka pëlqyer e bukura ne çdo aspekt, dhe dëshira për te qenë si objekt përpara aparatit me ka shtyrë qe te jem akoma me pranë kësaj fushë.
Sa ju pëlqejnë modelet shqiptare?
Me pëlqejnë deri diku!
Nëse do të ju pëlqente një vajzë nga Kosova, do të pranonit të bëheshit dhëndër i Kosovës?
Sigurisht që po, do të pranoja nëse do me pëlqente vërtet qika (hehe) do bëhesha dhëndër i Kosovës!
Personi më i dashur i jetës tënde?
Nuk kam vetëm një person ne jetën time, familja është me e rëndësishmja.
Cila është stina qe pëlqeni me se shumti dhe arsyen pse?
Stina që më pëlqen me shumë është vera, e adhuroj këtë stine jo vetëm për faktin qe shkojmë në plazh e etj etj, por në këtë stinë njerëzit janë më të qeshur më të gjallë dhe me optimist dhe kjo gjë me pëlqen!
Veshja juaj e preferuar për këtë stinë?
Nu
k kam një veshje te preferuar, janë shumë, por varet dhe nga rasti qe kam dhe duhet ti përshtatem sipas veshjes, por me shumë jam tek stili modern.
Do t’ju pëlqente të bënit pushime në det apo ne mal?
Ne det sigurisht, pasi dhe un vet vij nga një qytet bregdetar si Saranda, dhe deti me tërheq me shume për të kaluar pushimet.
A keni menduar se ku do t’i kaloni pushimet?
Ne vendin tim ne Sarandë, por mendoj edhe ca dit ne shtetin fqinj ne Greqi!
A do të pranoje të bëje foto nudo?
Po, nëse do më ofrohej një shume e mirë parash pse jo!
Mesazhi juaj për fund?
Ju falënderoj për intervistën ju dhe stafit te revistës dhe sigurisht dhe lexuesve te revistës “Kosovarja”, ju uroj një verë sa më të bukur dhe pushime te gëzueshme!