Category: Intervista të V.I.P-ve Created on Friday, 14 September 2012 13:27 Hits: 350
Niada Saliasi është një ndër aktoret e reja, por që ka rënë në sy që në fillim. Madje, ajo u bë e njohur dhe si një nga femrat e show-t për shkak të pjesëmarrjes së saj në “Dancing With The Stars”. Në një rrëfim, ajo na tregon për përditshmërinë e saj, xhelozitë, ushqimin dhe familjen.
Kohët e fundit është folur shumë për ju, a mendoni se e keni arritur suksesin dhe se njerëzit tashmë kanë çfarë të thonë për ju?
Mendoj që në këtë fushë që unë kam zgjedhur, njerëzit duhet të flasin gjithmonë. Në momentin që njerëzit pushojnë së foluri ka lindur problemi. Mendoj, gjithashtu që ky profesion, po të bëja një krahasim do ta krahasoja me verën sa më i vjetër të jesh aq më shumë vlera ke. Bëra gjithë këtë parathënie për të dal në këtë konkluzion: njerëzit njihen në sajë të veprave që lënë pas.
Aktualisht jeni një ndër aktoret e reja që keni rënë së tepërmi në sy, madje edhe si një nga vajzat e show-t, do të jeni pjesë e show-t apo primar do të jetë aktrimi?
Unë gjithmonë zgjedh gjëra që i dua me të vërtetë, nëse do të më propozohet një show, i cili do të më pëlqente do të merrja pjesë, në të kundërt jo.
Aktualisht, me se po merreni?
Për momentin jam në pritje të një projekti teatror, por të shohim…
A ju kanë penguar angazhimet për të bërë pushime këtë verë?
Aspak. Çdokush e gjen kohën e tij për të bërë çdo gjë që do.
Ku i kaluat pushimet?
Më pëlqen jugu i Shqipërisë dhe këtë verë e kam shëtitur më së miri.
Në të vërtetë, ku do të pëlqente t’i kaloje pushimet?
Do të kënaqesha në çdo vend po të isha në praninë e miqve që unë i dua vërtetë.
Prindërit e tu janë artistë, mund të na tregosh pak më tepër për familjen dhe sa ju kanë ndihmuar ata në formimin tënd profesional?
Nga ata lindi çdo gjë. E rritur me dashuri, përkujdesje edhe ndjenjën mbi të bukurën, më bëri që të bëj zgjedhjen e duhur për sa i përket profesionit tim. Çdokush do të thoshte fjalët më të mira për prindërit e tij kurse unë nuk gjej dot fjalë aq të mira sa të mund të përshkruaj familjen time, duke përfshirë edhe motrën time.
Si e sheh aktorin në këto kohë, që vështirësitë me pagesat janë të mëdha?
Qëllimi është i rëndësishëm nëse ti e do vërtet diçka do ta arrish pavarësisht pengesave që do të dalin rrugës është e vërtetë që arti shqiptar nuk është në ditët e tij më të mira, por …. ndoshta bëhet më mirë.
A jeni të paguar dhe sa?
Për të folur për shifra konkrete nuk kam dëshirë të flas, kontratat janë individuale, por di që deri tani kam pasur pagesa për të cilat unë jam e kënaqur.
Niada, mund të na numërosh rolet që keni pasur deri më sot?
Sa vështirë është të flasësh për vete!!! Por po përmend disa nga rolet e mia shkurtimisht; Diana, Laura, Blanch, Alma, Nënë Tereza, Coco, Lola etj.
Cilat janë momentet më të sikletshme, me të cilat përballesh në skenë?
Fillimi i një pune është gjithmonë i sikletshëm, sa të skicosh personazhin pastaj çdo gjë është e bukur siç është edhe jeta me të mirat edhe të këqijat e saj.
E keni ndjerë zilinë e aktoreve të tjera të reja?
Jo, do të ishte e tepërt për mua të merresha me xhelozi.
Jeni konfliktuar ndonjëherë me ta?
Në punë ka konflikte, por jo esenciale.
Si e kalon një ditë të zakonshme në Tiranë?
Asnjë ditë nuk i ngjan tjetrës, jetoj momentin si të vij, pasi nuk jemi robotë që të programohemi çdo ditë është një ditë ndryshe.
A keni ndonjë lidhje për ta bërë publike?
Po kam një lidhje. ..po shumë të ngushtë të pandashme dhe që e adhuroj çdo ditë e më shumë. Është familja ime.
Pyetjet për ushqimin
Gatimi im i preferuar?
Tavë me perime
Si shumica e femrave në karrierë edhe Niada nuk rri shumë afër kuzhinës. Kjo për shkak të angazhimeve. Por, kjo nuk do të thotë që ajo të mos kënaqë familjen e saj me një tavë me perime, sapo t’i jepet mundësia.
Çfarë ushqimesh pëlqeni më shumë?
Të gjitha.
Jeni tip që hani shumë apo…?
Joooooo
Jeni e rregullt me vaktet?
Jo gjithmonë, varet nga obligimet.
Kush gatuan në familjen tënde?
Mami.
I afrohesh ndonjëherë kuzhinës?
Po kur kam frymëzim.
Cili është ushqimi që gatuan më mirë?
Tava me perime.
Po ushqimi që nuk mund të rrish dot një ditë pa e konsumuar?
Sallata.
Merresh me aktivitet fizik; si palestra, vrap etj?
Jo, së shpejti do të filloj.
Ke problem me celulitin?
Jo, falë Zotit.
Çfarë mendimi ke për ata që janë të fiksuar pas këtyre gjërave?
I përkrah, një ushqim i shëndetshëm, jetëgjatësi më e madhe dhe sukses.