Category: Profesionet e V.I.P.-ve Created on Monday, 27 December 2010 09:15 Hits: 1016
Aktorja 26- vjeçare nga Elbasani do të luajë rolin e Marianës në filmin “Robin Hud”, një variant horror nga regjisori John Regan. E larguar drejt Shteteve të bashkuara të Amerikës në moshën 17-vjeçare, Alma Saraçi numëron 8 filma në karrierën e saj amerikane.
Ajo është seksi dhe vdekjeprurëse. Rrezikon t’i afrohesh. Është një krijesë errësire… një vampire. Ky është roli më i fundit i aktores me origjinë shqiptare, Alma Saraçi, e cila prej moshës 17 vjeçare është larguar nga Shqipëria. Pas një sërë eksperiencash në kinematografinë amerikane, tanimë Alma ka një impenjim disi të veçantë. Ajo duhet të luajë rolin e një vampireje, por jo në ndonjë histori do ku do, por tek e famshmja legjendë e Robin Hudit. Regjisori John Regan ka vendosur të sjellë një version të ri të Robin Hudit, heroit të Shervudit, që grabiste të pasurit për t’ua dhënë të varfërve. Prej herës së parë, kur kjo legjendë u realizua në një film, kinematografia njeh disa variante të saj, interpretuar nga aktorë të famshëm, si Shon Conery, Kevin Costner e Rusell Crowe.
Disa i kanë qëndruar besnikë legjendës, të tjerë kanë sjellë një tjetër këndvështrim, madje ka pasur edhe variante humoristike. Por kësaj here nuk bëhet fjalë për ndonjë të ngjashëm. Robin Hudi vjen në variantin horror. Fundja duhet kënaqur edhe ajo kategori shikuesish që pëlqejnë këto lloje filmash. Me dy fjalë, subjekti është ky: Kur kthehet pas 6 vjetësh, Robin Hudi nuk e gjen thjesht shtëpinë të shkretuar nga një sherif do ku do. Robin Hood-it nuk do duhet të luftojë kundër sherifit të Notingamit, por një zulme vampirësh. Në kastin e tij, regjisori John Regan ka përzgjedhur aktorë si DJ Perry, Bill McKinney, Taymour Ghazi, Terry Jernigan, Mike Powers, Paul Proios & Austin Two-Feathers. Por mes tyre është edhe shqiptarja, që ka edhe rolin femëror kryesor.
Aktorja shqiptare Alma Saraçi do të luajë rolin e Marianës, por jo të asaj të brishtës, që duhet shpëtuar nga kthetrat e sherifit. Në variantin e Regan, Mariana është një vampire e një rangu të lartë, e cila mbahet peng nga Rob Lokslei dhe shokët e tij. Ndërkohë, ajo fillon ta shohë Robin si një element me vlerë për të qenë në anën e saj.
Aktorja
Ka lindur në 5 prill 1984, në Elbasan. Ka luajtur në teatër qysh në moshë të vogël dhe është angazhuar në televizione lokale, përpara se të zhvendosej në Shtetet e Bashkuara të Amerik
ës, në moshën 17-vjeçare. Ka ndjekur Rutgers University (New Jersey) ku studioi në disa lëndë, që nga biologjia, tek letërsia franceze, filozofia, etj., përpara se të vendoste se e ardhmja e saj do të ishte aktrimi. Gjatë viteve të universitetit, ajo krijoi një trupë teatrore të pavarur. Ajo kaloi gati një vit në Siatëll duke punuar në një teatër të dorës së dytë, përpara se të lëvizte në Los Angeles, në vitin 2006, ku karriera e saj si aktore mori një kthesë të rëndësishme.
Ka luajtur në teatër pjesë si “No Exit”, apo “Monologjet e vaginës”. Në Los Angeles, u angazhua në disa filma artistikë, me stë cilëve “Float”, ku luan rolin e Susannah, bashkë me të tjerë aktorë si Gregory Itzin që luan rolin e Ray Fulton, Ken Davitian që luan rolin e Vahig dhe Cristine Rose në rolin e Pamela Fulton. Për realizimin e këtij roli i është dashur të mësojë edhe gjuhën armene. “Fear of Attraction” është një tjetër film, ku ajo interpreton rolin e Kikit. Alma është protagonistja e filmit të shkurtër “Michel et Odette”, të cilin e realizoi në Palm Springs International Short Film Festival. Ka luajtur në filmin “Caravaggio: The Search”, “A Darker Reality 2” dhe në filmin “Karma”, për xhirimet e të cilit i është dashur të qëndrojë dy muaj në Indi.
Filmografia